back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeFatmir Limaj: Hashim Thaçi nuk ka parime (video)

Fatmir Limaj: Hashim Thaçi nuk ka parime (video)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, mendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është njeri pa parime dhe që drejtohet ekskluzivisht nga interesi personal.

“Nëse i duhesh – të përkulet; nëse vlerëson se nuk e ka nevojën për ty – atëherë të shkatërron”, ka thënë Limaj për presidentin aktual, ish-bashkëpunëtorin më të afërt të tij politik.

Këtë dhe përshkrime të tjera të fuqishme për Hashim Thaçin, Kadri Velesin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, ish-nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, i ka bërë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Për Veselin ai ka thënë se ka shumë të panjohura, ndërsa e ka quajtur të palavdishme mënyrën e ardhjes së tij në krye të PDK-së. Për Haradinaj ka thënë se për dallim nga Thaçi, ai i ka dhënë Kosovës.

Si asnjëherë më parë, Limaj në këtë intervistë ka treguar me emër njerëzit që ai mendon se qëndrojnë prapa akuzave kundër tij, akuza që sipas Limajt do të dëshmohet se janë të montuara.

“Janë njerëzit në pozita politike që u frikësuan nga suksesi imë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se nuk do të kursejë askënd në gjykatë për të zbardhë të vërtetën.

Kësisoj, Limaj ka paralajmëruar se në gjykatë do të tregoj me emra se kush qëndron prapa akuzave për të.

“Personale”, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të politikës, artit dhe medias tregojnë të pathënat e tyre. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz