Fantastike: Shikoni se çfarë ka bërë Kroacia për fotografin që e rrëzuan nga gëzimi
BILLI

Lexo edhe‘Turpi nuk paska fund’, 6 futbollistë akuzojnë keq Trepçën ’89

Mario Manxhukiq realizoi golin e fitores në gjysmëfinalen mes Kroacisë dhe Anglisë në Botërorin që u mbajt në Rusi. Gjatë festës ai rrëzoi fotografin e AFP-së, Yuri Cortez.
Edhe pse i rrëzuar Cortez shkrepi disa fotografi të bukura nga momenti i gëzimit të lojtarëve kroatë.
Agjencia kombëtare e turizmit në Kroaci i ka propozuar një pushim shtatë ditor nëpër brigjet kroate dhe këtë propozim e ka pranuar pa hezitim fotografin nga El Salvadori.
Lexo edhe‘Turpi nuk paska fund’, 6 futbollistë akuzojnë keq Trepçën ’89
Pushimi i Cortezit do të fillojë në Zagreb pastaj do të vizitojë të gjitha qytetet dhe ishujt turistik të Kroacisë.