BallinaSportFansi e takon në xhami dhe e fton për darkë, lojtari i...

Fansi e takon në xhami dhe e fton për darkë, lojtari i kombëtares franceze pranon me kënaqësi |FOTO

Të ngjajshme

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga...

A është N’Golo Kante futbollisti më i dashur për të gjithë ? Përgjigja e kësaj mund të jetë po.

Nuk është surprizë që francezi për momentin është njëri ndër mesfushorët më të mirë, por a mund të imagjinoni se si do të ishte ta takonit lojtarin dhe ta ftonit për darkë?

Epo, kjo është pikërisht ajo që një fans bëri, dhe sigurisht Kante e pranoi ofertën me shumë kënaqësi, transmeton gazetametro.net

Një fans, Abzzy Rahman, në rrjetin social Twitter ka shpërndarë një foto ku shihet fituesi i Kampionatit Botëror të futbollit në shtëpinë e tij.

Fansi thotë se vëllau i shokut të tij e takoi lojtarin në xhami dhe më pas e ftoi për darkë.

“Kur vëllau i shokut tënd e takon Kante’n në xhami për lutjet e mbrëmjes dhe e fton atë për darkë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kante ka pasur një udhëtim të suksesshëm në Kampionatin Botëror me kombëtarën franceze dhe ka dhënë përformanca të shkëlqyeshme edhe për ekipin e tij, Chelsea’n./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz