Familjes Dehari nuk i jipet raporti i ekspertizës, flet Kryeprokurori
03

Lexo edheRefuzon arrestimin, gjuan me armë para policisë së Kosovës

Prokuroria e Prizrenit nuk ia ka dhënë familjes Dehari raportin e ekspertizës së ardhur nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Para mediave, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka thënë se raporti do iu dorëzohet familjarëve pasi që të përkthehet, shkruan lajmi.net.
Për t’u kryer kjo procedurë, Shala ka thënë se prokurorisë i duhen tre ditë.

Lexo edheRefuzon arrestimin, gjuan me armë para policisë së Kosovës
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, familja e Astrit Deharit e kanë kërkuar raportin original, të papërkthyer.
Ekspertiza nga Zvicra ka arritur në duart e autoriteteve kosovare të drejtësisë gjatë ditës së djeshme, nga ku një gjë të tillë e kanë bërë të ditur vetë prokuroria përmes një konference për media.