Refuzon arrestimin, gjuan me armë para policisë së Kosovës

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur për të shtëna me armë zjarri në Junik.
Me datën 18.10.2019, rreth orës 14:30, Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Junik, është njoftuar se në qendër të Junikut ka të shtëna me armë zjarri, shkruan Reporteri.net
Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit, është bërë rrethimi i perimetrit ku gjendej i dyshuari në mënyre që të sigurohej që qytetarët të mos pësojnë nga të shtënat, meqë i dyshimti ishte identifikuar dhe mbante revolen në dorë.
Policia në vendngjarje e kanë urdhëruar të dyshimtin të lëshoj armën nga dora, por i njëjti edhe në prezencën e Policisë kishte shti disa herë në ajër (lartë).
Reagimi Policor ka qenë i menjëhershëm dhe i dyshuari: Xh.Sh. i lindur me 1975 m/k/sh, është arrestuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe arma e përdorur në rast është sekuestruar.

Lexo edheGlauk Konjufca flet pas takimit me grupin punues të LDK-së
Nga të shtënat në këtë rast nuk ka persona të lënduar.
Vendit të ngjarjes iu janë përgjigjur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi të nevojshme.
Reporteri.net














