back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeFamiljarët e 7-vjeçarit: I moshuari 72-vjeçar ia lidhi duart djalit dhe e...

Familjarët e 7-vjeçarit: I moshuari 72-vjeçar ia lidhi duart djalit dhe e dhunoi për një muaj rresht

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Një fëmijë 7 vjeç, nga Hoça e Madhe e Rahovecit, po pretendon se është dhunuar për një muaj rresht nga fqinji i tij 70 vjet më i vjetër. Nëna e djalit po thotë se djali është i gjithi me shenja në trup. Rasti është raportuar edhe në polici, e 72-vjeçari aktualisht gjendet në mbajtje. Express ka qëndruar sot gjatë ditës tek familja e 7-vjeçarit dhe ju sjell rrëfimin e familjarëve

Gentiana HASANI

Ditën e parë të shkollës 7-vjeçari N.P., nuk mundi që ta presë në banka shkollore bashkë me moshatarët e tij. Arsyeja është e frikshme. Ai dyshohet se u dhunua nga një person shumë më i moshuar se sa ai.

Në foto:
Nëna e viktimës, Trëndafile Keqi

Bëhet fjalë për një 72-vjeçar me inicialet S.S. (emër i njohur për redaksinë), i cili sistematikisht për një muaj po dyshohet se e keqpërdori seksualisht të miturin N.P. Rasti është raportuar edhe në policinë e Kosovës. Këta të fundit e kanë arrestuar 72-vjeçarin.

Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e 7-vjeçarit i cili po dyshohet se u dhunua. Nëna e tij, Trëndafile Keqi, 33 vjeç, ka dhënë detaje të frikshme rreth këtij rasti.

Ajo tregoi se djali të hënën i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk i ishte kthyer për më shumë se 24 orë.  Ajo tha se djalin e kishte gjetur në një market në të cilin po qëndronte edhe 72-vjeçari.

Nëna e të miturit rrëfen për Express, se djali i ka thënë asaj se ishte ngacmuar seksualisht nga i moshuari i komunitetit serb në Kosovë, 72-vjeçari me inicialet S.S.

“Djali mu zhduk një ditë e disa orë nuk ishte në shtëpi. Unë dola me e kërkuar djalin. I ka 7 vjet. Në ora 6 pasdite kam dal me e kërku. Djali pardje ka dal nga shtëpia duke luajtur me shokët. Unë dje e kam gjetur atë”, thotë nëna e 7-vjecarit.

E mënyra se si e ka dhunuar 72-vjeçari të miturin  7-vjeçar po del të jetë e tmerrshme. Sipas viktimës, pra 7-vjeçarit, i moshuari ia kishte lidhur duart dhe e kishte kryer aktin. Dhunim sipas familjes të viktimës i mituri kishte pasur nga i moshuari edhe disa herë të tjera.

“Djali deri ka ardhur në shpi nuk më ka tregu se çka i ka ndodhë. Mi ka futë gishtat me ka kap prapa, më thoshte djali. Ai djalin e ka dhunu me zor. Trupin e pa pas me shenja djali. Djali më thoshte se ia ka lidhur duart edhe e ka dhunuar.  Unë e kamë pa djalin, prapa ka qenë krejt i skuqur. Plaku e ka shtëpinë këtu afër nesh”, rrëfen nëna e 7-vjecarit.

E pas gjithë deklaratës që e mori nga djali, Trendafilja thotë se rastin e lajmëroi në polici.

“Unë e thirra policinë e ia tregova rastin. E kam të vetmin djalë. Kur unë e gjeta djalin rrinte me plakun. Djalin e kam pa lakuriq, bëj be qe ka qenë lakuriq. Unë djalin e kam të sëmurë. Ka epilepsi. Policia më treguan se e arrestuan”, sqaron nëna e të miturit.

Shtëpia e 7-vjeçarit

Ndërkohë nisjen e hetimeve për këtë rast, për Gazetë Express, i ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se i dyshuari është arrestuar.

“Dje pak para mesnatës në stacionin policor në Gjakovë ka ardhur ankuesja femër (nëna e të miturit) me akuzën se një person i lindur në vitin 1947 pra 72 vjeç ia ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 7 vjeç”, tha Podrimaj.

Sipas policisë, tashmë kanë nisur hetimet dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme për ta vërtetuar nëse fëmija është dhunuar me të vërtetë ashtu siç pretendon e ëma, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ekipet e policisë janë duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Podrimaj.

Fëmija 7 vjeç tani i është nënshtruar analizave mjekësore dhe po pritet përgjigje nga ana e mjekëve.

“Ndaj të miturit do të bëhen analizat nga ana e mjekëve ligjorë për t’i vërtetuar akuzat e nënës”, shtoi ajo./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz