Faik Vuçitërna ka nevojë urgjente për shërim, luten ata që kanë mundësi të dhurojnë para
03

Lexo edheDerri është haram: Në Poloni derrat e hanë fermerin pasi pësoi sulm në zemër teksa po nxirrte ujë nga pusi

Faik Vuçitërna nga Rahoveci ka nevojë për ndihmën tuaj.
59 vjeçari ka kohë që qëndron në spital të Prizrenit meqë momentalisht përballet me probleme të rënda shëndetësore.
Po ashtu, ai është nënshtrues i rregullt i trajtimit të hemodializës, meqë veshkat e tij nuk funksionojnë si duhet, por fatkeqësisht këtyre ditëve edhe ky trajtim nuk po i ndihmon.
Faiku me vështirësi po qëndron ulur, ndërsa për të ecur i duhet ndihma e të tjerëve dhe dita ditës po i humbet edhe forcat e fundit që i kanë mbetur. Trupin e ka aq të fryrë sa mezi njihet në pamje.
Ai ka nevojë urgjente për transplantim të veshkës, mirëpo familja nuk i ka kushtet për mbulimin e shpenzimeve, meqë jetojnë me social nga shteti.

Lexo edheDerri është haram: Në Poloni derrat e hanë fermerin pasi pësoi sulm në zemër teksa po nxirrte ujë nga pusi
Megjithatë, ata kanë hapur një fond ndihme në internet, për të gjithë ata që sado pak kanë mundësi të kontribuojnë.
Një euro nga ju mund të jenë shumë për të.

