Evi Kardashian, balerina që vdiq nën rrënojat e hotelit në Durrës, del historia e saj trishtuese
BILLI

Lexo edheVajza nga Drenica e zëshme në Shqipëri: Edi Rama le t’i heqë ato rampa, se nuk ka kufi për ne

Tërmeti katastrofik ka marrë të paktën 40 jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës, dhe mes viktimave është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Miramare” të Durrësit. Mësohet se e reja punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”.
Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcente në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot !
Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”, shkruhet në mesazh.
Lexo edheVajza nga Drenica e zëshme në Shqipëri: Edi Rama le t’i heqë ato rampa, se nuk ka kufi për ne
![]()
![]()
![]()