FC Prishtina e ka siguruar një barazim të vlefshëm në Gjibraltar në duel me skuadrën vendëse, Europa FC, me të cilën luajti baras, 1:1.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën parakualifikuese të Europa Leagues.
Bardhekaltrit e kanë gjetur golin në minutën e 50-të përmes Meriton Korenicës, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.
Paraprakisht, vendësit kishin kaluar në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë përmes Enrique Carrenos, i cili realizoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi kapiteni Armend Dallku.

Prishtinasit i kishin edhe disa raste, sidomos me Abdul Basit Khalid, por nuk ia dolën të shënonin.
Bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit parakualifikuese pas një jave dhe tash e kanë avantazhin e terrenit vendës.
Ata synojnë fitore, por do t’ju mjaftonte edhe barazimi pa gola për të kaluar në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues. /Zëri/