“Është e dhimbshme dhe e papranueshme”, Ramadani kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave të policëve
dp

Lexo edheDeutsche Welle raporton për krizën politike në Kosovë: Zgjedhje të shpeshta, ngërç institucional dhe incidenti me vezë ndaj Kurtit

Ramadani ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë, dështimin për t’u siguruar policëve kushtet elementare të punës.
“Policia nuk është dekor, pse i keni lënë pa uniforma?”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka theksuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur qytetarët, ndërsa institucionet, sipas tij, nuk po u ofrojnë as kushtet bazë për ushtrimin e detyrës.
“Është e dhimbshme dhe e papranueshme që policët tanë të përballen me mungesë uniformash. Qeveria 6-vjeçare tashmë duhet të japë llogari!”, ka thënë Ramadani.

Lexo edheDeutsche Welle raporton për krizën politike në Kosovë: Zgjedhje të shpeshta, ngërç institucional dhe incidenti me vezë ndaj Kurtit
Deputeti i Aleancës ka shtuar se siguria publike nuk mund të mbështetet vetëm në deklarata politike, por kërkon institucione funksionale dhe kushte të përshtatshme për ata që janë në vijën e parë të mbrojtjes së qytetarëve.
“Policët tanë dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Qeveria i ka lënë pa kushtet më elementare të punës. Siguria nuk mbahet me slogane. Mbahet me institucione që funksionojnë”, ka deklaruar Ramadani.