BallinaBotëErdogan: Kanali i ri i Stambollit do të jetë “markë botërore”

Erdogan: Kanali i ri i Stambollit do të jetë “markë botërore”

Të ngjajshme

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Gjatë një adresimi në Stamboll në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet në Turqi, Erdoğan tha se projekti i Kanalit të Stambollit në masë të madhe do të shkarkojë Bosforin, me çka do të evitohen “fatkeqësitë ambientale”.

Kanali lundrues, i gjatë 45 kilometra, do të lidhë Detin Marmara dhe Detin e Zi, ndërsa do të duhet të përfundojë deri në vitin 2023.

Erdoğan tha se qëllimi është të zvogëlojë rrezikun që lidhet me transportimin e mallrave të rrezikshme në Bosfor, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt të zhvillimit strategjik.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë rritjen ekonomike në vitet e ardhshme, duke shpresuar se këtë vit do të tërheqë rreth 40 milionë turistë ndërsa në periudhën e ardhshme objektivi është 50 milionë turistë në vit.

“Tashmë e dini si duket Stambolli. Por më 29 tetor do të shihni Stambollin e ri”, tha Erdoğan, duke rikujtuar ditën kur do të hapet aeroporti i shumëpritur i tretë në Stamboll.

“Bëhet fjalë për aeroportin me kapacitet prej 90 milionë pasagjerëve në ditë”, tha presidenti turk, duke shtuar se mbarë bota do ta admirojë aeroportin e ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz