Erdogan: Ju [Haradinaj] do ta paguani çmimin për këtë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për shkak se ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, raporton Insajderi.
Sipas asaj që raporton stockholmcf, Erdogan ka kërcënuar haptazi Hardinajn duke thënë se “Ju [Haradinaj] do ta paguani çmimin për këtë.
“Ju e patë, Organizata jonë e Inteligjencës Kombëtare (MİT) ka shkuar në Kosovë dhe 6 prej këtyre tradhtarëve i ka sjellë këtu. Kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe personin përgjegjës për inteligjencën. Tani, unë po ju pyes: Ju, kryeministri i Kosovës, me udhëzimet e të cilit e keni bërë një gjë të tillë? Që kur po mbroni ata që u përpoqën të bënin një grusht shteti në Turqi? Ju do të paguani çmimin për këtë. Politika nuk mund të bëhet me telekomandë”, ka thënë Erdogan gjatë këtij fjalimi.

Lexo edheHaradinaj i përgjigjet Presidentit: Dikujt po i konvenon rrezikimi i Republikës
Ai po ashtu ka kërkuar të protestohet kundër tij, teksa edhe ka thënë se Haradinajt do t’i përfundojë së shpejti karriera e tij si kryeministër i Kosovës.














