BallinaBotëErdogan flet për reforma në tri fusha, thotë se ekonomia turke po...

Erdogan flet për reforma në tri fusha, thotë se ekonomia turke po rritet me sukses

Të ngjajshme

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së...

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se qeveria turke është e vendosur ta bëjë vendin një qendër për investitorët vendas dhe ndërkombëtarë duke ofruar rrezik të ulët, besim të lartë dhe fitime të kënaqshme.

“Në periudhën e ardhshme, ne do të përmirësojmë më tej mjedisin e investimeve me reforma shtesë në këtë fushë”, tha presidenti Erdogan në samitin e Shoqatës Ndërkombëtare të Investitorëve (YASED) të mbajtur nëpërmjet një video konferencës.

Ai tha se qeveria ka filluar reforma të reja në ligj, demokraci dhe ekonomi në këtë drejtim pa përjashtuar askënd.

Presidenti shtoj se ekonomia turke po rritet me sukses, ndryshe nga vendet e tjera që po përjetojnë recesion.

Sipas Erdogan-it investimet e drejtpërdrejta të bëra prej 200 miliardë dollarësh që nga viti 2002 përfaqësojnë besimin e sipërmarrësve ndërkombëtarë.

Investitorëve në të gjithë botën u them, ‘’Ejani dhe shikoni mikpritjen turke, dhe turizmin, duke shtuar vazhdimisht se Turqia është një vend i hapur për investitor ndërkombëtar në çdo aspekt, dhe sidomos ndaj rrjetit prodhues të bazuar në Azi, shkruan Anadolu Agency, transmeton Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz