back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportErdoğan bisedoi me Mesut Özil-in për t'i dhënë përkrahje

Erdoğan bisedoi me Mesut Özil-in për t’i dhënë përkrahje

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...
- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se mbrëmë ka biseduar me Mesut Özil-in të cilit i ka dhënë përkrahje dhe mbështetje për sulmet raciste me të cilat u përball në Gjermani ky futbollist me origjinë turke, për çka dhe braktisi kombëtaren e Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Erdoğan sot mbajti një fjalim para deputetëve të partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti), për çka në dalje nga Kuvendi u përgjigj në disa pyetje të gazetarëve.

I pyetur të komentojë zhvillimet rreth Özil-it, kreu i shtetit turk tha se e përkrahë tërësisht futbollistin.

“Vendimi i Mesutit është tërësisht patriotik, i drejtë dhe meriton çdo lëvdatë. E dua sepse është i papranueshëm sulmi racist ndaj tij nga shkaku i përkatësisë fetare që ka, përkundër maksimumit që dha për kombetaren e Gjermanisë në të cilën la gjurmë të thella”, tha Erdoğan.

Futbollisti i Gjermanisë me origjinë turke Mesut Özil të dielën njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e Gjermanisë në futboll.

Ai tha se nuk mund të përfaqësoj Gjermaninë në nivel ndërkombëtar derisa ballafaqohet me racizëm dhe mosrespekt.

Özil u gjet në qendër të sulmeve të opinionit gjerman që në muajin maj, atëherë kur në Londër takoi dhe u fotografua me presidentin e Turqisë, Erdoğan.

Në takim ishin të pranishëm edhe futbollisti i gjermanisë me origjinë turke Ilkay Gündoğan, dhe lojtari i kombëtares turke Cenk Tosun.

Sulmet raciste mbi futbollistët Özil dhe Gündoğan heshtën pak gjatë Botërorit, që sërish të shpërthejnë pas përfundimit ku Özil u etiketua si fajtori kryesor për dështimin e Gjermanisë.

Erdoğan tha sot se dikush duhet të shpjegojë, se cila është ajo vetëdije që nuk mund të pranojë që futbollistët turq Özil, Gündoğan dhe Tosun u fotografuan me presidentin turk.

“Kjo është jotolerancë. Kjo është ajo që thonë edhe të gjithë politikanët elokuentë, të cilët u rreshtuan me Mesutin”, përfundoi Erdoğan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz