Para disa dite u konfirmua si transferi më i ri i klubit nga Skenderaj.
Ish-mefsushori i Besës dhe Ferronikelit, Qemail Elshani, në edicionin e ardhshëm do t’a bartë fanellën e “kuq e zinjëve”, shkruan GazetaBlic.
Përkundër ofertave nga Gjilani e Besa, ai zgjodhi klubin drenicak, për shkak të respektit që kishin tifozët e kësaj treve për lojtarin. Kujtojmë që ai gëzon një respekt të veçantë në këtë krahinë, për nder të performancave briliante, të sjellshme dhe me zemër, sa ishte pjesë e Ferronikelit.
Në një foto të postuar para pak çastesh në rrjetin social “Facebook”, ai nuk e ka fshehur dot gëzimin e tij, derisa fotografive i’a ka bashkangjitur përshkrimin: “Shqiponjat”, duke e treguar me një fjalë statisfakconin pas kalimit në rradhët e “Shqiponjave të zeza”. /GazetaBlic/
