back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeEnver Hasani edhe me një interpretim pas vendimit të Thaçit, që mandatarin...

Enver Hasani edhe me një interpretim pas vendimit të Thaçit, që mandatarin t’ia jap LDK-së

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisioni Pressing në T7 se neni 95 i Kushtetutës është ai që vlen në situatën që jemi.

Neni 95.5 i kushtetutës thotë se ‘’ Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë’’.

‘’Ashtu është kushtetuta neni 95 është i vetmi kompetent dhe komandon gjithë këtë situatë dhe cdo situatë që krijohet për formimin e qeverisë së re. Ai nen sikur edhe cdo nen tjetër shkon nëpër mënyrë procedurale, pra nukm tregon për legjitimitetin por procedurën’’, thotë Hasani.

‘’Nuk ka qenë kurrë kontestuese a mund tua japim të dytit. Cështja edhe aatgjykimi janë të qarta sikur loti sepse përcaktojnë procedura se si mund të kalohet te i dyti. Pra ajo tregon se kur e pari e pranon përgjegjësinë dhe nuk mundet, dhe nuk provon për së dyti. Apo rasti tjetër që është rasti i pandemisë ku nuk mund të bëhen zgjedhje. Pra nuk do të thotë se pas mocionit të shkohet në zgjedhje.’’

Tutje ai thotë se presidenti nuk mund të kalojë në konsultim me partitë tjera pa e kryer konsultimin me partinë fituese.

’Fjala mund është folje jokalimtare ku veprimi bjen mbi ata që flet dmth presidentin. Pra ai nuk guxon pa e marrë vullnetin apo konsensusin për me shku në zgjedhje. Dmth kur arrihet konsensui shkohet në zgjedhje. Por kjo nuk do të thotë që duhet ti imponohet vullneti i të parit. Kjo që pashë sot nuk guxon të ndodhë. Nuk guxon të paragjykojë presidenti që i pari nuk po dëshiron të formojë qeverinë dhe të thërrasë të tjerët për konsultim. Presidenti ka dashur të caktojë afat. Nuk mundet askush të caktojë afat në asnjë kushtetutë të botës. Pse nuk mundet. Sepse procesi politik supozohet se vazhdon dhe arrihet.’’, përfundoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz