back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëEngel e dënoi moslejimin e hyrjes së Jahjagës në Serbi

Engel e dënoi moslejimin e hyrjes së Jahjagës në Serbi

Të ngjajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Anëtari njohur i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, demokrat, e ka dënuar veprimin e autoriteteve serbe për ndaljen e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa ajo përpiqej të hynte në Serbi, ka njoftuar mbrëmë Zyra e tij.

Vizita ishte e planifikuar që Jahjaga të fliste për përdorimin e dhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Për këtë çështje, zoti Engel, i ka shkruar një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ku thekson se mosgatishmëria e Serbisë për tu ballafaquar me krimet e saj në të kaluarën, është arsye për ngadalësimin e procesit të këtij vendi për integrim në Bashkimin Evropian.

“Për Serbinë, vend ballkanik, megjithatë, për ta evituar diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet e kohës së luftës paraqet një problem shumë serioz”, ka shrkuar Engel në këtë letër, dhe ka shtuar se “sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm për tu bashkuar në komunitetin e demokracive të BE-së, nëse ai nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse atje nuk ekziston përgjegësi për krime të luftës”. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz