Putin bën thirrje për normalizmin e marrëdhënieve SHBA – Rusi
03
Lexo edheNga një biznesmen lokal në postin e kryeministrit, ja kush është Zoran Zaev (Video)
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga përfaqësues të biznesit amerikan të punojnë me administratën e presidentit Donald Trump, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Duke folur në ngjarjen “Dialogu i Biznesit Rusi-SHBA” në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg , Putin u kërkoi udhëheqësve të pranishëm të SHBA-ve, “të ndihmojnë në rivendosjen e një dialogu normal politik”.
Ai ka deklaruar se Moska është duke punuar për të “ normalizuar” marrëdhëniet dypalëshe. Rusia dhe Moska kishin nivel të ulët të bashkëpunimit gjatë udhëheqjes së ish presidentit amerikan, Barack Obama.
Disa nga çështjet problematike ishin, aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, mbështetja aktive e Moskës ndaj separatistëve në Ukrainën lindore dhe mosmarrëveshjet mbi konfliktin në Siri.
Lexo edheNga një biznesmen lokal në postin e kryeministrit, ja kush është Zoran Zaev (Video)
Putin shtoi se Moska mbështet projekte të përbashkëta midis bizneseve ruse dhe amerikane.
“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë qenë një partner tregtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Putin. /rel/