back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportEmocionuese, Haxhiu rrëfen se si u zgjodh Vokrri kryetar dhe FFK-ja u...

Emocionuese, Haxhiu rrëfen se si u zgjodh Vokrri kryetar dhe FFK-ja u pranua në UEFA

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Më 3 janar të vitit 2016, Kosova ishte pranuar në UEFA. 28 vota kanë qenë të mjaftueshme që Federata e Futbollit të Kosovës të bëhet pjesë e Federatës Evropiane të Futbollit, shkruan DrenicaPress.

Tri vite më vonë, Bekim Haxhiu, tregom moment të padëgjuara dri më sot, rreth zgjedhjes së Fadil Vokrrit në krye të FFK-së dhe pranimit të Kosovës në UEFA.

Drenicapress e sjell të plotë rrëfimin e Bekim Haxhiut:

Me rastin e pranimit në UEFA këto ishin fjalët e Fadil Vokrrit: “Jam shumë i prekur.. Ju falënderoj në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”. Ato ishin momentet më emocionuese ngase po realizonim një synim shumë vjeçar.

Në këtë përvjetor të pranimit në UEFA, për herë të parë do të tregoj disa momente që i paraprijten zgjedhjes së Fadil Vokrrit kryetar i FFK-së dhe pranimit në UEFA. Historia nuk mund të ndryshohet pavarësisht pozicioneve që bartim.

Në nëntor të 2007 -së, unë së bashku me disa bashkëpuntorë të futbollit si : Hysen Sadiku, Latif Gashi, Abedin Zeka, Agim Binaku e Bajram Jashari filluam procesin e kthimit të Fadil Vokrrit në krye të FFK-së. 
Me Hysin ishim në restaurant “Collection” në Prishtinë kur telefonuam Fadil Vokrrin i cili ndodhej në Francë. Biseda ishte përmbajtësore dhe ndoshta hapi vendimtar që vendosi rrugën e suksesit të futbollit tonë. Në atë bisedë telefonike iu drejtova Fadil Vokrrit, me fjalët: “Kryetar, futbolli i Kosovës ka nevojë për ty, Ti duhet me udhëheq me Federaten e Futbollit”.
Fjalët e tij ishin: ” A e keni me të vërtetë ?Po, i thash, ne udhëheqësit e klubeve të futbollit duam që Ti të na prijsh në procesin e antarsimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. 
A ka pengesa nga brenda FFK-së? më pyeti ai. 
I thash që, pengesa mund të ketë, por megjithatë ne jemi të vendosur që Ti të bëhesh kyetar i FFK-së.
Vokrri me tha : Atëherë, më prisni, për tri ditë vij në Kosovë. Dhe, ashtu ndodhi pas tri ditësh ai erdhi.
Përderisa, Fadil Vokrri arriti nga Franca në Kosovë, ne mblodhem 90% të nënshkrimeve të delegatëve të Kuvendit të FFK-së. Në mbeshtetje të kandidaturës së Vokrrit u rreshtuan të gjitha regjionet e futbollit të Kosovës.
Me 16 shkurt 2008, Fadil Vokrri u zgjodh kryetar i FFK-së. Tetë vite me pas u pranuam në UEFA dhe në FIFA.
Në Budapest ishte dramë e vërtetë, pasi që nuk u votuan ndryshimet statutare në Kuvendin UEFA-së, kishte një dëshprim në mesin tonë, ngase shumica mendonin se dështuam. Në atë moment e kam thirrë Fadil Vokrrin në telefon dhe i kam thënë: “kryetar nuk ka përfunduar asgjë, Kosova është në rend të ditës për votim. Pranimi i Kosovës do të hudhet në votim, puno sa të mundesh brenda në sallë”.
Isha i bindur se do të pranoheshim, dhe kisha besim të plotë në përfaqësimin e Fadilit dhe Erollit në Kuvendin e UEFA-së në Budapest dhe mbështetësit tanë nga federatat mike.
Lajmi i pranimit të Kosovës në UEFA ishte një emocion i papërshkruar, pothuajse i njëjtë me ato ndjesi çlirimi që patëm në qershor të vitit 1999.

Fotografia e Gazeta OLLE

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz