back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShowBizEmmy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët janë favoritët kryesorë për çmimet?

Emmy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët janë favoritët kryesorë për çmimet?

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Gjithçka është gati për natën më të madhe televizive të vitit. Çmimet prestigjioze Emmy janë vetëm një javë larg dhe emocionet në botën e televizionit dhe filmit janë në kulmin e tyre.

Çmimet e 77-ta Primetime Emmy do të zhvillohen të dielën, më 14 shtator, në Teatrin e famshëm Peacock në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Shikuesit do të jenë në gjendje ta ndjekin transmetimin drejtpërdrejt në CBS dhe shërbimin e transmetimit Paramount+.

Nderi i prezantimit të ceremonisë së këtij viti i shkoi komedianit Nate Bargatze, i cili mahniti audiencën vitin e kaluar si prezantues i Saturday Night Live.

Bargatze, të cilit, emisioni special “Your Friend, Nate Bargatze”, i fitoi dy nominime për çmimin Emmy, merr përsipër prezantuesit e vitit të kaluar, Dan dhe Eugene Levy.

“Është një nder i madh të më kërkohet të drejtoj një shfaqje kaq ikonike të ndarjes së çmimeve dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar që do të punoj me CBS për të krijuar një mbrëmje që familjet në të gjithë botën do ta shijojnë”, tha Bargatze pranverën e kaluar.

Kush janë favoritët kryesorë?

Në kategorinë e serialeve dramatike, Severance dominon me një numër mbresëlënës prej 27 nominimesh, përfshirë ato në kategoritë teknike (Artet Kreative). Pasohet nga The Penguin me 24 nominime dhe i famshmi The White Lotus me 23.

Në botën e komedisë, The Studio kryeson garën me 23 nominime. Konkurrentët e tij janë Hacks me 14 nominime dhe The Bear me 13. Seriale si The Last of Us, Andor, Adolescence dhe The Pitt janë gjithashtu në garë për statujat prestigjioze./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz