BallinaRegjionaleDrenasEmergjenca e Drenasit pa shoferë, të gjithë në pushim vjetor

Emergjenca e Drenasit pa shoferë, të gjithë në pushim vjetor

Të ngjajshme

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Jamie Shea: KFOR’i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO, ka ende tensione aty

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një...

Sa për emergjencën e Drenasit njeriu edhe mund të vdesë. Emergjenca i ka 5 shoferë, por këto ditë asnjëri nuk është në vendin e punës.

Ky institucion po ballafaqohet me këtë gjendje që nga fillimi i janarit, raporton KTV.

Nga kjo situatë po pësojnë më së shumti familjarët e pacientëve të cilët kanë nevojë për ndihmën e emergjencës. Në mungesë të shoferëve, njëri nga mjekët vetëm për të mos e lënë keq pacientin e sëmurë rëndë, ka vozitur vetë autoambulancën.

Edhe përkundër faktit se 3 shoferë janë në ambulancë dhe në gjendje gatishmërie, atyre u është ndaluar të vozitin autoambulancën, meqë ka përfunduar marrëveshja me Caritasin, e cila i paguante.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, nuk e ka mirëpritur thirrjen e KTV’së por ka thënë se Emergjenca ka shoferë.

Sipas stafit aktual në emergjencës, të cilët nuk kanë folur para kamerës, nga 5 shoferët, 2 janë në pushim vjetor, njëri në pushim mjekësor, njëri ka shkuar në Shqipëri për disa punë dhe një tjetër nuk dihet se ku është.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz