BallinaShowBizElvisi flet për herë të parë për raportin mes Sindit e Atdheut

Elvisi flet për herë të parë për raportin mes Sindit e Atdheut

Të ngjajshme

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi apo i njohur ndryshe si Loco ka folur për pjesëmarrjen në një emision dashurie dhe për raportin me Sindin e Atdheun.

Elvisi u përjashtua nga emisioni për shkak të një postimi që kishte bërë në rrjetin social “Instagram”, ku ishte ndier e ofenduar dhe e prekur Antonela, postim ky që ngjalli shumë debate dhe diskutime edhe në publik.

Pas largimit të konkurrentit nga Për’puthen është komentuar edhe afrimi i Sindit me Atdheun, e që Sindi ka qenë një nga vajzat që Loco ka shprehur publikisht pëlqimin në televizion, ai ka folur për marrëdhënien që ka me Sindin pas daljes nga emisioni duke treguar dhe se si e sheh dyshen Sindi-Atdhe.

“Pse jo, mund të kemi diçka edhe pas daljes së Sindit, nuk është se u shkëputëm aty, dhe ajo ndarja që patëm në studio ishte emocionale sepse ishte i vetmi person që më mbante aty. Puna e Atdheut me Sindit është diçka miqësore. Dihet botërisht që unë me Atdheun kam miqësi dhe jemi të afërt, dhe tek meshkuj si unë me dhe Atdheu nuk do guxonte kurrë të hynte një femër dhe nëse ne mbajmë një femër të dy, e mbajmë për hir të pëlqimit jo për të bërë tjetrin xheloz, pra nëse është në njohje me mua Sindi nuk do guxonte Atdheu të ndërhynte dhe e kundërta”, u shpreh Loco në një emision.

Ai tregoi se pse zgjodhi të jetë ndryshe nga disa konkurrentë duke mos folur për jetën e tij gjatë daljes së përditshme në ekran.

“ Nëse ke diçka personale dhe të hidhur në jetën tënde duhet të ngelet ay, nëse del në televizion dhe tregon një histori tënden dhe e zmadhon, mua më duket sikur e gjitha bëhet për mëshirë dhe këtë gjë unë nuk e doja kurrë, të më shohin njerëzit si gjynah”, u shpreh Elvisi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz