Elshani inspekton punimet në Shkollën “Iliria”: Investim për të ardhmen e fëmijëve
dp

Lexo edhePas publikimit të njoftimit të Kuvendit, zëdhënësi i Aleancës gjen gabime: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka vizituar punimet që po zhvillohen në Shkollën “Iliria”, ku po realizohen investime për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, transmeton IndeksOnline.
Sipas Elshanit, në këtë shkollë po përfundojnë punimet për zëvendësimin e dritareve, termoizolimin e objektit dhe sanimin e kulmit, investime që do të ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.
“Kushtet më të mira në shkolla janë investimi i domosdoshëm për fëmijët tanë. Këto investime do t’u ofrojnë nxënësve dhe mësimdhënësve ambiente më të mira dhe një shkollë më efikase për vitet që vijnë”, ka deklaruar Elshani.

Lexo edhePas publikimit të njoftimit të Kuvendit, zëdhënësi i Aleancës gjen gabime: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti
Ai shtoi se Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë me investime të ngjashme, me synimin për të përmirësuar kushtet në çdo shkollë të Kryeqytetit./IndeksOnline/

