back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaBotëEliot Engel nesër e lë Kongresin, në fjalimin e fundit përmend edhe...

Eliot Engel nesër e lë Kongresin, në fjalimin e fundit përmend edhe Kosovën

Të ngjajshme

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e...

Tahiri i PDK-së: Edhe nga Burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje...

“Labuba” pushton çmimet Emmy! Ja kush fshihet pas kostumit

Identiteti i Labubu-së që eci në tapetin e kuq...

Eliot Engel do të largohet nga detyra e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka thënë se nesër do largohet nga Kongresi për herë të parë pas 32 vjetësh.

Në fjalimin e tij si kongresist ka deklaruar se është i nderuar që ka përfaqësuar njerëzit e Bronxit dhe Westchesterit.

“Jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”.

Tutje, Engel ka folur edhe për Kosovën, duke kujtuar punën e tij në vitin 1999 që ka bërë për vendin gjatë luftës së fundit.

“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur intervenimin e Administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin”.

“Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, ka thënë Engel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz