Një video e një elefanti në natyrë që nxjerr hi’ ka hutura ekspertët e “jetës së egër” në mbarë botën.

Vinay Kumar, një shkencëtar i Shoqërisë së Ruajtjes së Jetës së Egër, në Indi, filmoi 48 sekonda në pyll në Karnataka në Prill të 2016-s.

Ai tha për BBC se nuk e kishte parë me vëmendje videon, pasi nuk i kishte dhënë rëndësi.

Shkencëtarët thanë se janë ende të paqartë pse një elefant kishte tym në gojë dhe nxirrte hi’ prej saj.

Kjo është video e parë ku një elefant i jetës së egër shfaqet me një sjellje të tillë dhe kjo bëri që shkencëtarët të hutoheshin.