back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeEkzekutivi e Kuvendi s’i komentojnë marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë,...

Ekzekutivi e Kuvendi s’i komentojnë marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, thonë s’i dinë detajet

Të ngjajshme

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

GO+Peja shënon fitorën e parë në ENBL

Klubi basketbollistik GO+Peja ka shënuar fitorën e parë për...

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Linjë e re ajrore Lyon–Prishtinë, Franca: Simbol i miqësisë franko-kosovare

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për linjën...

Pamje LIVE nga uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën

Uragani Melissa sapo ka mbërritur në bregun jugperëndimor të...

As nuk e priti e as nuk e konsultoi kreun e Qeverisë, Albin Kurti, para se të arrinte marrëveshjen me Serbinë këtë të premte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Munih të Gjermanisë.

Askush prej kabinetit të Kurtit deri në orët e pasdites nuk ka dashur të flasë për këtë marrëveshje me arsyetimin se nuk i dinë detajet.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për KTV-në se nuk mund të komentojnë këtë marrëveshje, sepse nuk e kanë parë dhe as nuk e dinë përmbajtjen e dokumenteve të nënshkruara.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

Për këtë marrëveshje nuk kanë folur as në kabinetin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

E çfarë është nënshkruar në Munih nuk e di as shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

I kontaktuar nga KTV-ja, ai ka thënë se nuk mund të flasë pasi që nuk i di detajet.

Por, shoqëria civile thotë se krerët institucionalë duhet të kenë një koordinim paraprak kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe marrëveshjet.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjithashtu e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Kjo odë përmes një komunikate ka thënë që beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz