Ekzekutimi i pagave të qershorit bëhet më herët për nder të festës së Fitër Bajrami`
BILLI
Lexo edheNjë muaj fushatë për zgjedhjet lokale, nga 21 shtatori deri më 20 tetor
Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .
“Për shkak të festës së Fitër Bajramit dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.
Lexo edheNjë muaj fushatë për zgjedhjet lokale, nga 21 shtatori deri më 20 tetor
Me këtë rast, ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.