Eksperti turk ngre alarmin: Pritet një tërmet edhe më i fortë, do ndihet deri në Itali e Austri
03

Lexo edheSqaron Ismet Kryeziu: Në secilën legjislaturë këto 20 vite Kuvendi është udhëhequr nga subjekti fitues i zgjedhjeve

Para dy ditësh, Turqia u godit nga një tërmet i fortë 6.8 ballë, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 35 persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
Pavarësisht se kjo goditje ishte tragjike për Turqinë, sipas ekspertëve, një tërmet edhe më i fortë do të shkundë sërish vendin dhe lëkundjet mund të ndihen deri në Itali e Austri.
Eksperti Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turq,i ka deklaruar se një tërmet me 7.6 ballë mund të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.
Sipas presidentit Engin Er, lëkundja mendohet se do të jetë shumë e fortë, raporton media turke Borsagundem.

Lexo edheSqaron Ismet Kryeziu: Në secilën legjislaturë këto 20 vite Kuvendi është udhëhequr nga subjekti fitues i zgjedhjeve
Në kuadër të këtij paralajmërimi, eksperti ka bërë thirrje edhe për përgatitjen në rang vendi, pasi tërmeti do ta ketë epiqendrën afër kores së tokës dhe jo në det.
/portali DurresLajm/