Eksperti rekomandoi anulimin e tenderit, por Potërqoi i OSHP-së la në fuqi vendimin e kontestuar
dp

Lexo edheQytetarit në Shtime i vidhet vetura nga oborri i shtëpisë

Analisti Dibran Hoxha ka raportuar përsëri për një vendim të radhës të dyshimtë të anëtarit të OSHP-së, Vedat Potërqoi.
I njëjti ishte kryesues i panelit ku u vendos për një tender kontestues në Vushtrri. Hoxha ka thënë se pavarësisht shkeljeve, Potërqoi e la në fuqi një vendim të jashtëligjshëm të komunës.
“Ky është Vedat Poterqoi, anëtar i Bordit të OSHP-së dhe kryesues i panelit që vendosi për tenderin e kontestuar në Vushtrri.
Muaj më parë raportuam për lidhjet tregtare mes kompanisë së drejtorit të Prokurimit, Ilmi Azemi, dhe operatorit S.V. Veterina.
Eksperti rekomandoi anulimin e procedurës, duke vlerësuar se asnjëri prej dy ofertuesve nuk i përmbushte kërkesat.
Por paneli i kryesuar nga Vedati vendosi ndryshe: la në fuqi vendimin e komunës për ta rekomanduar Veterinën për kontratë prej 51,464 eurosh.
Mos u bëj si Vedati. Ruaje paranë publike” shkruan Hoxha në reagim.
Lexo edheQytetarit në Shtime i vidhet vetura nga oborri i shtëpisë