BallinaJetëKurioziteteEksperiment: Çfarë ndodh nëse e prekni bukën pa i pastruar duart (Foto)

Eksperiment: Çfarë ndodh nëse e prekni bukën pa i pastruar duart (Foto)

Të ngjajshme

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Mësuesit zbulojnë eksperimente të ndryshme me qëllim që t’i mësojnë studentët e tyre. Ata vërtet se duhet të kenë një mendje tejet kreative për të krijuar diçka e cila do të mbetet në mendjen e studentëve.

Zakonisht, mësimet e vetme të cilat mbesin në mendjen e studentëve janë ato të cilat në përgjithësi i emocionojnë apo ‘tronditin’ studentët aq shumë sa të flasin për to edhe pas orëve mësimore – ndoshta edhe në ribashkimin e shkollës së mesme, transmeton Telegrafi.

Donna Allen është një mësuese nga Karolina Veriore, e cila ka shpikur një eksperiment interesant për t’i mësuar studentët më shumë rreth mikrobeve – dhe eksperimenti ka dalë të jetë i suksesshëm.

Eksperimenti i saj, të cilin e ka shpërndarë në faqen e saj personale të Facebook-ut, ka treguar tri rriska bukë të bardhë, njëra e vendosur në qese plastike me doreza veshë (pra e kontrolluar), rriska e dytë është vendosur në qese nga duart e pastra të studentëve (pra pasi ata i kanë pastruar mirë duart), dhe rriska e tretë, e cila fatkeqësisht ka vuajtur shumë pasoja, është prekur nga çdo dorë e papastër e mbushur me mikrobe.

Në bazë të këtij postimi ju mund të mësoni se asnjëherë nuk duhet të harroni t’i pastroni duart para se ta bëni një sandviç. Ndoshta kjo foto do të mbetet në mendjen tuaj për një kohë të gjatë dhe do ta bëni shprehi pastrimin e duarve para ngrënies së bukës!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz