Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë “Çamlica”, xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.
Në ceremoninë e hapjes së xhamisë “Çamlica” të pranishëm ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.
Në këtë ceremoni, megjithatë munguan dy liderët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, edhe pse kishin ftesa.
Ballkani.info i ka siguruar ekskluzivisht ftesat që presidenti Erdogan ua ka dërguar presidentit Thaçi dhe kryeministri Haradinaj për këtë ngjarje.
Ftesat mbajnë datën 22 prill dhe u janë drejtuar veç e veç presidentit dhe kryeministrit kosovar.


“Duke shprehur konsideratat më të larta të bashkëlidhur mund të gjeni Ftesën për ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Stamboll nga Presidentit të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdogan për Presidentin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Ftesën për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj”, shkruhej në ftesa që mbajnë nënshkrimin e Erdoganit.
Ftesat e plota e përkthyer në shqip:
22 prill 2019, Ankara
I nderuar President- I nderuar Kryeministër,
Me komplimentet e Pejgamberit Hz. Muhamet a.s. në Stambollin e bukur në djepin e modernizimit do fitojmë një pasuri dhe monument historik. Ceremonia e hapjes së Xhamisë së Çamliçës do mbahet më 3 maj.
Xhamia Çamlica është një ndër modelet më të mira të ndjekjes së gjurmëve të arkitekturës së Mjeshtrit të Madh të arkitektit Sinan, arkitektëve, inxhinierëve turq, punimeve ne kolektive duke përdorur objekte moderne dhe duke i projektuar në strukturën më madhështore. Ashtu si paraardhësit tanë vite më parë me kryeveprat e tyre të cilat akoma vazhdojnë të na magjepsin vepra do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.

















