back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeFlet e dhunuara në luftë: Serbët e përdorën forcën mbi trupin tim,...

Flet e dhunuara në luftë: Serbët e përdorën forcën mbi trupin tim, e gjithë bota t’i marrë vesh krimet e tyre

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi sërish ka folur për përjetimet e saja gjatë luftës dhe heroizmin që po e tregon tash duke mos ua fshehur serbëve të bëmat dhe krimet, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi duke folur për Zërin e Amerikës ka thënë se tash ndihet shumë më e fortë se sa serbët dikur para 20 viteve që kishin ushtruar dhunë seksuale mbi trupin e saj.

Tutje ajo kërkon që e gjitha bota të dëgjojë për krimet e kriminelëve serbë.

‘’Ndihem mirë. Ndihem grua e fortë, grua e guximshme, dhe nuk do t’ia fsheh më krimet Serbisë. Të dëgjohet në gjithë botën përmes meje, përmes të tjerave… Por sidoqoftë, kanë me u dëgju krimet se çka ka bë Serbia. Ata po e fshehin, por unë nuk do t’ia fshehi më. Krejt bota me ditë cka ka bë serbi, krimineli. Kështu që mesazhi im është që për sa para 20 viteve ai ka pasë forcë dhe qat forcë e ka përdorur mbi trupin tim, por sot unë jam më e fortë se ai’’ , ka thënë Vasfija.

Ajo para disa ditësh, bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga kishin marrë pjesë në diskutimin e Kongresit Amerikan për viktimat e dhunës seksuale.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz