Ekskluzive: Personi që dyshohet për plagosjen në Banjë është recidivist i veprave penale

Një person është plagosur në orët e mbrëmjes në Banjë të Istogut.
IndeksOnline mëson se i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj.
Ndërsa i dyshuari siç mëson IndeksOnline është Vezir Haziraj.
Ky i fundit është person i njohur për organaet e rëndit.
Vezir Haziraj është përballur ndër vite me disa raste penale, përfshirë një rast të rëndë të vitit 2018, kur ndaj tij u ngrit aktakuzë për “vrasje të rëndë të mbetur në tentativë”, pasi dyshohej se kishte therur me thikë një 17-vjeçare.

Sipas aktakuzës, ai e kishte sulmuar të miturën në qafë, fytyrë, gjoks dhe bark, ndërsa ajo kishte përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo edheJehona Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Thirreni sonte seancën, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit
Hazirajt kishte edhe lëndë të tjera penale, përfshirë raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, ndërsa Gjykata kishte zhvilluar procedura për disa prej tyre.
Në vitin 2022, derisa ndodhej në burg, ai u përmend edhe në një rast tjetër, ku dyshohej se kishte kanosur një zyrtar korrektues dhe kishte porositur një person tjetër që ta sulmonte.
Në lidhje me plagosjen në Banjë detaje për IndeksOnline ka dhënë edhe zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të mbledhur provat e nevojshme, i lenduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është lagruar nga vendi i ngjarjës, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.














