back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEkskluzive: Labinot Tahiri e Resul Sinani nesër aderojnë në këtë parti politike

Ekskluzive: Labinot Tahiri e Resul Sinani nesër aderojnë në këtë parti politike

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri nesër pritet të aderoj në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic brenda AAK-së.

“Po është çështje e kryer, Labinot Tahiri, do të jetë pjesë e AAK-së”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Por partia e ish kryeministrit nuk ndalet me kaq.

Të enjten në radhët e AAK-së do të bashkohet edhe ish gazetari dhe ish zyrtari i NISMA-s, Resul Sinani.

“Tahiri e Sinani do të jenë pjesë e AAK-së”, ka rrëfyer burimi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, aderimet janë bërë modë, derisa sot, një të tillë e kishte zyrtarizuar edhe aktori, Jeton Zogiani.

Ndërkaq, para pak minutash për Gazeta Blic, edhe Agim Bahtiri e ka konfirmuar për Gazeta Blic kalimin në VV.

“Po është e vërtetë. Jo të hënën, por të premtën. Së bashku me anëtarët tjerë”, përfundoi ai.

Bahtiri pritet që Vetëvendosjes, t’i bashkohet me 600 anëtarë.

Ndërkaq nga AKR po thonë që nuk kanë informata.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka thënë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me aderimin e Bahtirit në Vetëvendosje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz