Gjykata ua ndërpret paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin ndaj deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi
dp

Lexo edheRama kërkon reagimin e Prokurorisë pas deklaratave të zyrtarëve të VV-së: Kush e kontrollon drejtësinë?

Dy të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, sipas nenit 402, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit u ishte caktuar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës.
Megjithatë, Gjykata ka vlerësuar se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar, duke marrë parasysh se protesta tashmë ka përfunduar dhe të dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit.

Lexo edheRama kërkon reagimin e Prokurorisë pas deklaratave të zyrtarëve të VV-së: Kush e kontrollon drejtësinë?
Sipas vlerësimit të Gjykatës, këto rrethana bëjnë që të mos ekzistojë më bazë ligjore për vazhdimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.
Me këtë vendim, Zogajt dhe Selimit u ndërpritet masa e paraburgimit, ndërsa vendimi nuk nënkupton përfundimin e procedurës penale apo shpalljen e tyre të pafajshëm.