eKosova me një tjetër opsion, do të jetë në shërbim të mërgatës
dp

Lexo edheRaportohet se Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë

Platforma elektronike e shërbimeve, eKosova, ka lansuar një shërbim të ri.
Ky opsion do t’iu hyjë në shërbim bashkatdhetarëve tanë, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për caktimin e terminëve për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, tani edhe në Dyseldorf.
Përmes këtij shërbimi mund të nxirrni fletudhëtim, certifikata të lindjes, të martesës, të vdekjes, të regjistrohen faktet e lindjes, martesës, vdekjes, të bëhet pajimi me letërnjoftim e pasaportë, e kështu me radhë.

Lexo edheRaportohet se Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë
Shërbimet në fjalë janë në dispozicion për ambasadat në Angli, Austri, Gjermani, Itali e Slloveni, si dhe konsullatat e Republikës në këto shtete.
Ky është linku ku mund të kryeni shërbimet: https://ekosova.rks-gov.net/Public/497