Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Ramush Haradinaj do të kthehet shpejt në Kosovë.
Ai këto komente i bëri në një konferencë me gazetarë, pas një takimi që kishte me drejtuesit e AAK-së, në selinë e kësaj të fundit, raporton Gazeta Blic.
“Tema sot ka qenë ajo çka unë mendoj se mbetet në rendin e ditës, domosdoshmëria për një fund ashtu siç kërkon e drejta dhe siç e meriton Kosova të një proceci tërësisht të tepërt për Ramush Haradinajn”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton Gazeta Blic.
Kryeministri shqiptar tha se kanë diskutuar edhe për situtën në tërësi, për sfidat e përbaskëta.















