back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeEdhe pak ditë kanë mbetur për aplikim: UBT International Smart Schools organizon...

Edhe pak ditë kanë mbetur për aplikim: UBT International Smart Schools organizon edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë

Të ngjajshme

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi,...

Boksieri shqiptar publikon një video se si e kishte goditur Tyson Furyn, i kërkon meç zyrtar

Agron Smakiçi, boksieri i njohur shqiptar ka publikuar një...

​Kërkohen investime urgjente në Brezovicë për zhvillimin e sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar zyrtarisht ekipin...

UBT International Smart Schools njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për aplikim në edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, i cili do të mbahet më 21 shkurt dhe është i dedikuar për të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta në Kosovë.

Ky test përfaqëson formatin e vetëm të këtij lloji në vend dhe ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive akademike të nxënësve, duke u ofruar atyre mundësi reale për të fituar bursa studimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.

Sipas organizatorëve, testimi do të zhvillohet online dhe pa pagesë, duke u mundësuar nxënësve pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Testi ndahet në katër pjesë kryesore: Gjuhët dhe Komunikimi (Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze), Shkencat e Natyrës (Biologji, Kimi dhe Fizikë), Shkencat Shoqërore (Histori dhe Gjeografi), si dhe pyetje nga Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

UBT International Smart Schools fton të gjithë nxënësit e interesuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të testuar njohuritë e tyre dhe për të hapur rrugën drejt një arsimi cilësor dhe inovativ.

Aplikimi është i hapur dhe mund të bëhet online përmes linkut zyrtar: TESTI PROVUES I ARRITSHMËRISË, ndërsa për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 046 332 233.

Të Fundit

Sport

ShowBiz