back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëEdhe nëntë subjekte afariste përfitojnë nga komuna tokë falas për zhvillimin e...

Edhe nëntë subjekte afariste përfitojnë nga komuna tokë falas për zhvillimin e veprimtarive

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Janë edhe nëntë biznese private, përfituese të tokës falas në Parkun Industrial në Frashër,  që të premten i kanë nënshkruar kontratat me kryetarin e Komunës Agim Bahtiri, për shfrytëzim në periodën kohore prej 99 vjetësh. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim ekonomik, Nasuf Aliu.

 

Kryetari Bahtiri, pasi i përgëzoi përfituesit e tokës për zhvillimin e veprimtarive ët tyre biznesore, ju tha atye se komuna është duke bërë që të krijoj kushte sa më të mira për investime në projekte të ndryshme që ndihmojnë zhvillimin  ekonomik të komunës dhe hapjen e vendeve të lira të punës.

“Unë dua të shpreh kënaqësinë time me këtë rast, pasi që kjo është një ditë e mirë dhe e mbarë për komunën dhe qytetarët e saj, ët cilët janë shumë të interesuar që në qytetin e tyre të ketë zhvillim ekonomik, punësim, zvogëlim të problemeve sociale dhe të tjera. Njëkohësisht, dua që në emër të tyre dhe në emrin tim personal të ju falënderoj për vendimin tuaj që të investoni në projektet tuaj për të mirën e qytetit dhe qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri.

Ai na vazhdim tha se është obligim i drejtuesve dhe institucioneve komunale e qendrore që për të gjithë ata  që duan të investojnë,  të ju krijojnë kushte për zhvillimin e veprimtarive të tyre pa pengesa dhe probleme, gjë të cilën  komuna e Mitrovicës  po e bënë në mënyrë shumë të vendosur dhe me sukses.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim ekonomik, Nasuf Aliu, ju tha pronarëve të bizneseve përfituese të tokës falas, se në Parkun Industrial në Frashër, është duke u punuar me të madhe për rrumbullakimin e infrastrukturës komplete në të gjithë hapësirën prej 44 hektarësh, ku bizneset do   t’i kenë të plotësuar pothuaj të gjitha kërkesat e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë për të cilën do ët vendosen aty.

Ai tha se në raundin e dytë të nënshkrimit të kontratave, janë përfshi nëntë (9) subjekte afariste, të cilat kanë përfituar tokë në sipërfaqe prej 5.40 hektarësh. Sipas tij, vlera totale  e investimeve të tyre kap shumën prej 8.230.432 euro, ndërsa numri i punëtorëve që do të themelojnë marrëdhënie pune, është 432 sish.

Përfaqësuesi t kompanive përfituese u shprehën të jenë të kënaqur që kanë përfituar tokë falas për zhvillimin e bizneseve të tyre. Ata falënderuan shumë komunën dhe kryetarin Bahtiri pë përpjekjet që po bëjnë për krijimin e kushteve për biznese dhe u zotuan  se do të mbajnë premtimet e dhëna dhe përmbushin të gjitha kushtet e kontratës.

Kompanitë përfituese të tokës falas janë: NPN “Nuka”, NTP “Drili Com”, “Sendvich Panel”, SHPK “Dragaj Group”, “Fitimi Shped”, NTP “Fat Ari”, SHPK “Bio Pellet”, “Lami Project”, dhe “Grean Soil Kosova”./Ditori/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz