back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicë: 4 persona sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen të dyshuarit

Mitrovicë: 4 persona sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen të dyshuarit

Të ngjajshme

Maqedonci: Ushtria ka tejkaluar planin e armatosjes, FSK-ja posedon qindra autoblinda

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin...

​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e...

57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se...

Në orët e pasdites së datës 27 shtator 2016, Policia në Mitrovicë ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kishin ndaluar një veturë, ku drejtuesi i saj kishte kryer kundërvajtje. Zyrtarët policorë kishin shqiptuar gjobën përkatëse, ku gjatë kohës së shqiptimit të gjobës ndaj kundërvajtësit të dyshuarit Rr. B. 42 vjeçar, në vendngjarje kishin ardhur edhe tre të dyshuarit tjerë F. B. 31 vjeçar, K. B. 19 vjeçar dhe L. B. 16 vjeçar, të cilët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, me ç’rast tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Ndaj tre të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari L. B. është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe lëndim trupor’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz