back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeEdhe këtë vit pa tekste të reja shkollore

Edhe këtë vit pa tekste të reja shkollore

Të ngjajshme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Rritet numri i gjobave – telefon, shpejtësi e semafor, shkeljet më të shpeshta në trafik

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar...

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

As ketë vit shkollor nuk pritet të ketë tekste të reja shkollore, edhe pse vitin që shkoi ka nisur zbatimi i kurrikulës së re. Ministria e Arsimit ka përgatitur një udhëzues për mësimdhënës, ku jepen shpjegime se si të përdoren tekstet e vjetra krahas kurrikukës së re. Konkursi për botimin e teksteve të reja është i hapur dhe ato pritet të jenë gati për vitin tjetër shkollor.

Kryetari i Këshillit për Planprograme dhe tekste shkollore në ministrinë e arsimit, Ferim Gashi, tha, për Radio Kosovën, se konkursi për botimin e teksteve të reja është hapur, por tekstet e reja do të jenë gati për vitin tjetër në përputhje me kurrikulen e re.

“ Tekstet e reja do t’i kemi në vitin tjetër shkollor. Kjo është shpjeguar edhe me hapjen e konkursit që e kemi  pasur për tekstet e reja në muajin prill të këtij viti, dhe ky konkurs është ende i hapur. Ne po i presim ardhjen e dorëshkrimeve nga shtëpitë botuese, mandej janë komisionet që do të bëjnë vlerësimin. Presim që të kemi tekstet shkollore  ashtu siç kërkohet sipas kurrikulës se re” ka thënë Gashi.

Edhe pse ka filluar zbatimi i kurrikulës se re ende kanë mbetur në përdorim tekstet e vjetra, por ministria ka përgatitur udhëzues për mësimdhënës për të përshtatur tekstet e vjetra me kurrikulen e re, theksoi, Gashi.

“Zbatimi i kurrikulës se re ka filluar të zbatohet neper shkolla, ndërsa kanë mbetur tekstet e vjetra. Ministria ka përgatitur udhëzues për arsimtar se si të përdoren tekstet e vjetra krahas kurrikules se re. Departamenti për tekste shkollore ka mbajtur punëtori në komisione profesionale duke përfshirë arsimtare, ekspertë të fushave të ndryshme për përgatitjen e udhëzuesit për përdorimin e teksteve të vjetra dhe shumë shpejt pritet shpërndarja e këtij udhëzuesi për mësimdhënës” tha Gashi.

Zyrtarë të ministrisë se arsimit, vlerësuan se njëra ndër arsyet e vonesave për t’i pasur gati tekstet e reja është, se ministria është duke marrë modele nga vende të ndryshme të Evropës dhe  Ballkanit në mënyrë që në të ardhmen të kemi tekste sa me të përshtatshme për mësimdhënës dhe nxënës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz