Edhe Drenica kundër Speciales, fillojnë nënshkrimet në Skenderaj, kundër Gjykatës Speciale (FOTO)
01

Lexo edheBredhi i Drenasit në 2013 më i shëmtuari në botë, ja si duket sot (Foto)

Sipas burimeve të portalit Drenica Press bëhet e ditur se OVL e UÇK-së dega në Skenderaj gjatë ditës së sotme kanë filluar të mbledhin nënshkrime për të kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, transmeton Drenica Press.
Deri më tani janë arritur të mblidhen mijëra nënshkrime në mbarë Kosovën për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Ndërkaq numri i nënshkrimeve që synojnë të mbledhin janë mbi 10 mijë nënshkrime gjë që synohet që këto nënshkrime të mbledhura të jenë deshmi e vlefshme për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, pasi sipas OVL të UÇK-së, kjo gjykatë është e padrejtë ndaj shqipetarëve./DRENICA PRESS/

Lexo edheBredhi i Drenasit në 2013 më i shëmtuari në botë, ja si duket sot (Foto)
