E vutë re gabimin ‘trashanik’ në fasadën e shkollës “Kosova”
BILLI·

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në Tiranë hap dyert shkolla e re 9-vjeçare “Kosova”.
Por duket se pak kujt i ka shkuar syri tek gabimi trashanik i bërë në fasadën e shkollës.
Fund e krye emri i saj është shkruar gabim, pa asnjë rregull drejtshkrimor.
Është shkruar Shkolla 9 vjeçare Kosova, por duhet të shkruhej, Shkolla 9-vjeçare “Kosova”.

Lexo edheNdërtesë fantastike po ndërtohet në Tiranë, pamje unike të një vepre arti (Foto)
E për një institucion që është garantues i dijes së brezit të ri, kjo gafë meriton rregullimin e menjëhershëm. / Gazeta Express/














