BallinaLajmeE tmerrshme: Ushtria ruse bombardon spitalin e fëmijëve në Ukrainë

E tmerrshme: Ushtria ruse bombardon spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Të ngjajshme

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Përfaqësuen e Kosovës në...

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë thënë se ushtria ruse ka bombarduar një spital të fëmijëve në qytetin jugor Mariupol, raporton Gazeta Express.

Nga pamjet e publikuara shihet spitali i shkatërruar nga bombardimet.

“Okupatorët rusë qëllimisht kanë bombarduar spitalin e fëmijëve në Mariupol. Shkatërrimet janë enorme”, thuhet në përshkrimin e një video-incizimi të shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë verifikuar 474 vdekje të civilëve dhe 861 persona të plagosur në Ukrainë, por shifra besohet se është më e lartë.

Ukraina ka thënë se ka vrarë më shumë se 11,000 trupa ruse. Rusia ka konfirmuar rreth 500 humbje. Asnjëra palë nuk ka përmendur viktimat ukrainase

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2.1 milionë njerëz i kanë ikur luftës në Ukrainë. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Poloni. Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz