back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeE thotë Tërnava: Xhamia Qendrore, brenda 7 ditësh merr lejen për ndërtim

E thotë Tërnava: Xhamia Qendrore, brenda 7 ditësh merr lejen për ndërtim

Të ngjajshme

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...
- Advertisement -

Ka thuajse 10 vite që kur flitet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Me 8 tetor të vitit 2012 është vënë gur themeli, afër Postës së Madhe në kryeqytet. Që atëherë ka pasur polemika të shumta rreth ndërtimit të këtij institucioni fetar.

Ndërsa, në një intervistë në RTK, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë një lajm të shumëpritur për besimtarët myslimanë.

Ai ka thënë se brenda 7 ditësh, pritet të nis edhe ndërtimi i kësaj xhamie.

“Sot bash sot kam shpresu që do t’më thërret kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmneti, se në parim jemi marrë vesh që në Natën e Kadrit të jipet leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, por sipas një dëgjimi brenda 7 ditësh Kuvendi Komunal do ta lëshojë lejen për ndërtim.

Të gjitha janë rregullu, vetëm pandemia ka qenë në pyetje.

Pas pandemisë, unë dëshiroj të falënderoj shumë edhe Ahmetin dhe administratën komunale që s’kanë asnjë faj pse është vonu deri sot fillimi i ndërtimit”, tha ai.

Tërnava gjithashtu tha se projekti komplet është dorëzu në fillim të Ramazanit, por dhe s’mërzitet për askënd se çka mendon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz