E rrallë: Binjakët që ndajnë një zemër (Foto)
01

Lexo edheMotoçiklisti shpëton mrekullisht nga aeroplani që i kalon sipër kokës (Video)

Shahin Khan, 26 – vjeç, u shtrua në spitalin Sion të Mumbait, Indi, ku solli në jetë binjakët, në muajin e shtatë të shtazënisë.
Të porsalindurit peshojnë 4.5 kilogramë dhe janë të bashkuar nga qafa deri në pjesën e barkut.
Teksa mjekët në këtë spital kanë pritur disa binjakë të bashkuar në të shkuarën, kjo është hera e parë që lindin binjakë me zemër të përbashkët, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre.
Lexo edheMotoçiklisti shpëton mrekullisht nga aeroplani që i kalon sipër kokës (Video)
Megjithatë, siç shkruan “Mirror” ekipi i mjekëve po përgatitet për të ndërhyrë për t’i ndarë të vegjëlit, por duke qenë se ndajnë një zemër, zgjedhja e prindërve do të jetë padyshim e vështirë.
Mjekët thonë se pa ndërhyrje, asnjëri prej tyre nuk do të mund të mbijetojë./tvklan.al