E rëndë/ Vdes vajza 4-vjeçare që u godit pak më parë nga një veturë
03

Lexo edhePërleshje fizike në Pejë, shkak mosmarrëveshjet familjare

Një vajzë ka vdekur sot pas një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet i tipi golf dhe dy këmbësorë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“A. Rr (fëmijë), shtetase e Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve të marra dhe e njejta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.”, tha Ahmeti.

Lexo edhePërleshje fizike në Pejë, shkak mosmarrëveshjet familjare
Ngasësi i automjetit me inicialet P.A, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa e aksidentuara tjetër poashtu femër, është dërguar për trajtim mjekësor.