BallinaLajmeE rëndë: Vdes një 49 vjeçar në vendin e punës

E rëndë: Vdes një 49 vjeçar në vendin e punës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit një person i moshës 49 vjeçare ka vdekur derisa ishte duke punuar, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro merr vesh se personi ishte duke u kryer procesin e shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vjen deri tek rrëshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime të rënda dhe si pasojë e të cilave dyshohet se ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, kurse Policia është njoftuar nga Emergjenca e Gjilanit rreth orës 11:50 se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.
Nga kjo ngjarje e rëndë, dy të dyshuar që ishin personat përgjegjës të kompanisë që kryente këtë ngarkesë, janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës, shkruan Gazeta Metro.

Dyshohet se ata nuk kishin vepruar në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës.

Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal ”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Dy të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Kosovës për 48h orë në paraburgim me vendim të Prokurorit, shkruan Gazeta Metro.

Hetimi rreth këtij rasti të rëndë po vazhdon nga Policia e Kosovës.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz