back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeE rëndë, 7 vjeçarja vdes në QKUK pasi u trajtua në një...

E rëndë, 7 vjeçarja vdes në QKUK pasi u trajtua në një ordinancë private

Të ngjajshme

“Je shembulli më i keq për vajzat e reja” – Kapen keq Benita me Albën

Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë ditës së...

Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se...

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori...

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur sot pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private. Ajo është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Klan Kosova ka raportuar se vajza 7 vjeçare ka vdekur, pasi kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës tek njëra nga ordinancat private në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Express se sot është lajmëruar një rast për vdekjen e një vajze të mitur. Polica po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur).

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion” ka thënë Polica për Gazetën Express.

Express mëson se vajzës shtatë vjeçe i është përkeqësuar gjendja në ordinancë private e pastaj menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ku ka vdekur.

Sipas raportimeve të Klanit, xhaxhai i vajzës, që nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka thënë se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajzën është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë mbi dozë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz