BallinaJetëKurioziteteE pi çajin që kushton1,900 euro në filxhan të larë me flori...

E pi çajin që kushton1,900 euro në filxhan të larë me flori 280 euro, kjo është gruaja e njeriut që sot pretendon edhe një mandat për president

Të ngjajshme

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se...

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për...

15 praktikantë nisin rrugëtimin profesional në Komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për...

Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rufolph, ka takuar ministrin...

Ajo pretendon se bën një jetë “të thjeshtë dhe modeste” duke respektuar në mënyrë strikte vlerat myslimane, duke i kaluar orët e saj në pallat në kuzhinë duke fermentuar mollë në mënyrë që t’i shndërrojë në uthull.

Por ndërkohë që i shoqi i saj tiran, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka grumbulluar një pasuri prej 170 milionë eurosh me të paktën tre pallate anembanë Turqisë, gruaja e tij e fantaksur pas shoppingut Emine nuk ka asnjë pasion tjetër përveçse të shpenzojë paratë, raporton Daily Mail.

Jeta e e Emine Erdoganit, nga një avion privat në tjetrin, karakterizohet nga udhëtime të panumërta për të bërë shopping, duke qenë se pasioni i saj i veçantë janë veshjet firmato dhe antikuariatet super të shtrenjta.

Ndërkohë që një e treta e vendit të saj jetojnë në varfëri ekstreme dhe të paktën 2 milionë persona jetojnë vetëm me 4 euro në ditë, gruaja e presidentit harxhon vetëm për çajin e saj të bardhë special 1,900 euro për kile… dhe e pi atë në filxhanë të larë me flori që kushtojnë 280 euro secili.

Ajo një herë mbylli një qendër të tërë tregtare në Bruksel që të bënte pazaret e saj, kurse në një tjetër rast, teksa shoqëronte burrin e saj në vizitë zyrtare në Varshavë të Polonisë, bleu 45 mijë euro antikuariate në një pazar të posaçëm.

Çdo ikonë që ajo merr pa dyshim që është e nevojshme në pallatin gjigand, të cilin Erdogani e ka ndërtuar në një kodër në dalje të kryeqytetit turk të Ankarasë.
Prona zë një sipërfaqe prej 4 milionë metrash katrorë dhe ka një vlerë prej 800 milionë eurosh vetëm për ndërtimin, pa llogaritur ornamentet dhe stolitë e brendshme.

Që nga muret e veshura me mëndafsh që kushtojnë mbi 3 mijë euro metri, e deri te çdo çift dyersh që janë të nevosjhme për qindra dhomat dhe që kushtojnë mbi 40 mijë euro, ky stil jetese e shpreh qartë delirin e madhështisë dhe dëshirën për të sunduar përjetë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz